Alisson jo...

Futboll

Alisson jo...

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:10
Alisson jo...

Henderson është gati të kthehet në skuadrën e Liverpoolit pas lëndimit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur trajner i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili tha se do ta ketë në dispozicion kapitenin për ndeshjen kthyese kundër Atletico Madridi.

Mesfushori anglez ka munguar në të gjitha ndeshjet që nga ndeshja e parë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër gjigantit të La Ligës, Atletico Madridit.

Mungesa e tij erdhi në një moment kur Liverpooli kaloi në vështirësi, pasi që pësoi tri disfata të pazakonta në një sezon mbresëlënës – në Ligën e Kampionëve, Premierligë dhe Ligën e Evropës.

Megjithatë, skuadra e Kloppit iu kthye fitoreve në ndeshjen në shtëpi kundër Bournemouthit dhe do të kthehet në Anfield për ndeshjen e së mërkurës, me qëllimin për ta përmbysur rezultatin nga disfata 1:0 nga ndeshja e parë.

Prezenca e Hendersonit pritej t’i ndihmojë Liverpoolit në këtë kauzë, mirëpo portieri brazilian Alisson do të mungojë në ndeshjen e mesjavës, përderisa Adrian do ta zëvendësojë atë në portë.

"Hendo është gati. Ali nuk do të luajë", tha Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Atleticos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat