Tronditet PSG!

Futboll

Tronditet PSG!

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:33
Tronditet PSG!

Një lajm shumë i keq ka ardhur ditën e sotme për PSG-në. Kampionët e Francës, të cilët do të luajnë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit ndaj Borussia Dortmund, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League, nuk do të kenë në dispozicion Kylian Mbappe.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, mungesa e ylli kryesor të ekipit duket tashmë e sigurt, pasi në dy stërvitjet e fundit, Mbappe nuk ka marrë pjesë.

Sulmuesi ka dhimbje fyti dhe sipas gjasave nuk do të jetë në dispozicion të trajnerin Tuchel mbrëmjen e nesërme.
Vlen për t’u përmendur që takimi do të luhet pa praninë e tifozëve.

Sfida e parë në Gjermani është mbyllur me fitoren e Dortmund 2:1. Mungesa e tifozëve dhe e Mbappe do ta kushtëzojë jo pak PSG-në, që tashmë e sheh akoma më të vështirë kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat