Trajneri i futbollistit shqiptar: Nuk janë kryer analizat, në ekip kam 13 lojtarë me…

Futboll

Trajneri i futbollistit shqiptar: Nuk janë kryer analizat, në ekip kam 13 lojtarë me…

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:45
Nikola Legrotalje

Nikola Legrotalje, trajneri i Peskarës, ka dhënë alarmin në skuadrën ku bën pjesë edhe shqiptari Ledion Memushaj.

Ish-lojtari i Juventusit u shpreh: “Deri tani në skuadër kam 13 lojtarë që vuajnë nga gripi, por në klub ende nuk ka ardhur askush për të marrë ndonjë masë. Nuk janë kryer as analiza dhe nuk kanë ardhur asnjë maskë mbrojtëse”, u ankua trajneri italian.

“Kemi shprehur shqetësimin tonë për këtë situatë, por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ndërprerja e kampionatit? Nuk mendoj se do të ishte një zgjidhje edhe nëse nuk luajmë në tri javët e ardhshme. Do të ishte një situatë jonormale për ekipin tim.

Për momentin jam më shumë i shqetësuar për shëndetin e lojtarëve të mi, të cilët duhet të mbajnë maska mbrojtëse”. Nuk dihet ende nëse ndër lojtarët që janë prekur nga gripi, bën pjesë edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledion Memushaj, që luan për skuadrën e Peskarës prej disa sezonesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat