Kriset marrëdhënia mes Ter Stegen dhe Barcelonës, gjermani me kërkesë të fortë

Futboll

Kriset marrëdhënia mes Ter Stegen dhe Barcelonës, gjermani me kërkesë të fortë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:46
Marc-Ander ter Stegen

Portieri Marc-Ander ter Stegen është një lojtarët kryesorë të Barcelonës. Numri një i portës ka dhuruar përformanca fantastike dhe drejtuesit e klubit duan që t'i rinovojnë kontratën gjermanit. 

Bisedimet nuk kanë shkuar mirë mes gjermanit dhe kampionëve, pasi deri më tani nuk ka ndonjë përfundim për të rinovuar kontratën. Marrëveshja aktuale mes portierit dhe kampionëve të Spanjës skadon në vitin 2022. 

Ter Stegen ka një kërkesë të qartë në lidhje me kontratën e re. Ai do që të jetë një ndër futbollistët më të paguar të ekipit. Kusht që deri më tani nuk ka gjetur miratimin e klubit, por gjasat janë që ata të dorëzohen përpara kërkesës së tij duke ditur rëndësinë që ka momentalisht gjermani tek ekipi i Setien. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat