Anulohet ndeshja e Kosovës

Futboll

Anulohet ndeshja e Kosovës

Më: 11 mars 2020 Në ora: 14:23
Anulohet ndeshja e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se është anuluar miqësorja e paraparë të mbahet në Shqipëri për moshat U19 transmeton Insporti.

Vendimi është marrë nga Komiteti i Emergjencës i Federatës Shqiptare të Futbollit – FSHF, në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe ka ardhur në vijim të konsultimeve të FSHF-së me specialistët përkatës, si pasojë e situatës së fundit të krijuar në Shqipëri.

Grumbullimi ka qenë i parashikuar të bëhet në Shqipëri në datat 24-31 mars, ndërsa ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29-31 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat