Hysaj dhe ylli tjetër i Napoli-t sfidojnë tifozët

Futboll

Hysaj dhe ylli tjetër i Napoli-t sfidojnë tifozët

Më: 11 mars 2020 Në ora: 22:50
Elseid Hysaj

Gjithë Italia është vendosur në karantinë për shkak të numri të madh të të prekurev nga Coronavirus. Qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm për arsye serioze.

Mërzitja mund të ndikojë shumë në një situatë si kjo. Në ndihmë të tifozëve ka shkuar ylli i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, që në profilin e tij në Instagram ka ftuar ndjekësit që të mos dalin nga shtëpia dhe ta kalojnë kohën duke luajtur në PlayStation:

"Duke parë se duhet të qëndrojmë në shtëpi, mund të argëtohemi duke luajtur me COD (Call of Duty) bashkë me mikun tim Mario Rui. Ju presim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat