Lajmi i fundit, Premier League mbyll dyert e stadiumeve

Futboll

Lajmi i fundit, Premier League mbyll dyert e stadiumeve

Më: 12 mars 2020 Në ora: 10:57
Ilustrim

Deri më tani vetëm në Premier Ligë, zhvilloheshin ndeshjet me praninë e shikuesve.

Mirëpo gjatë ditës së sotme pritet që Premier League të vendos që ti mbyllë dyert e stadiumeve, shkaku i koronavirusit.

Një gjë të tillë raportojnë mediat angleze, sipas të cilave pritet që në orët e mëvonshme të merret edhe vendimi zyrtare që ndeshjet e Premier League për këtë fundjavë të luhen pa tifozë.

Kujtojmë që në Spanjë dhe në Gjermani është e konfirmuar që stadiumet do të mbyllen, ndërsa në Itali kampionati Serie A është pezulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat