Liverpooli ka humbur katër herë që kur tifozi i shkroi letër

Futboll

Liverpooli ka humbur katër herë që kur tifozi i shkroi letër

Më: 12 mars 2020 Në ora: 11:26
Liverpooli ka humbur katër herë që kur tifozi i shkroi letër

Liverpooli i ka pësuar katër disfata në gjashtë ndeshjet e zhvilluara që kur një fëmijë që është tifoz i Manchester Unitedit i shkroi trajnerit Jurgen Klopp për t’i kërkuar të mos fitojë më ndeshje.

Dhjetëvjeçari Daragh Curley i shkroi letër brilante trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Kloppit, më 24 janar, pas një fillimi mbresëlënës të gjigantit anglez në sezonin 2019/20.

“Liverpooli është duke fituar shumë ndeshje. Nëse i fiton edhe nëntë ndeshje të tjera, atëherë do ta keni rekordin më të mirë si të pamposhtur në futbollin anglez. Të jesh tifoz i Unitedit është shumë e mërzitshme”, shkroi Curley.

“Kështu që herën tjetër që Liverpooli do të luajë, ju lutem humbni. Ju duhet ta lejoni skuadrën tjetër të shënojë. Shpresoj që të kam bindur të mos e fitosh ligën apo as edhe një ndeshje tjetër”.

Përderisa trajneri i Liverpoolit nuk u bind nga letra e Curleyt, ai vendosi t’i shkruajë tifozit, duke ia sqaruar se pse s’mund ta lejojë skuadrën e tij të humbasë.

“Fatkeqësisht, në këtë rast, unë nuk mund të ta plotësoj dëshirën, jo me dëshirën time të paktën”, kishte shkruar Klopp.

“Edhe pse ti do aq shumë që Liverpooli të humbasë, është puna ime të bëjë gjithçka që mundem për t’i ndihmuar Liverpoolit të fitojë sepse ka miliona njerëz rreth botës që duan shumë që kjo të ndodhë, kështu që unë nuk dua t’i zhgënjej ata”.

Megjithatë, Kloppi s’do të mund ta kishte parashikuar që dëshira e Curleyt do të bëhej realitet. Liverpoolit iu shua shpresa për ta mbyllur sezonin e Premierligës pa humbje pasi u mposht nga Watfordi 3:0, ndërsa u eliminua nga FA Cup nga Chelsea e nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madridi.

Fitoret e vetme të Liverpoolit që nga letra e djaloshit që e mbështet Manchester Unitedit kanë qenë fitore jobindëse kundër West Ham Unitedit dhe Bournemouthit.

Për më tepër, disfata e së mërkurës kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve i dha fund ecurisë prej 43 ndeshjeve pa humbje të Liverpoolit në Anfield dhe u bë disfata e parë e tyre në garat evropiane si vendas që nga viti 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat