Atletico kanë shpërndarë koronavirusin në Liverpool

Futboll

Atletico kanë shpërndarë koronavirusin në Liverpool

Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:26
Atletico kanë shpërndarë koronavirusin në Liverpool

Eksperti i shëndetit publik, John Ashton, beson se i gjithë qyteti i Liverpoolit do t’i vuajë pasojat e tifozëve të Atletico Madrid.

Mbrëmë është luajtur ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpool-Atletico Madrid, kur madrilenët kanë arritur të kualifikohen për raundin tjetër.

Për këtë ndeshje, 3 mijë tifozë nga Madridi kishin udhëtuar për të përkrahur skuadrën e tyre, dhe sipas John Ashton, kjo është çmenduri.

“Jam duke shkulur flokët nga kjo. Unë nuk shkova në ndeshje sonte, isha konfuz se çfarë po ndodhte” ka thënë Ashton, ekspert i shëndetit publik.

“Kishim Madridin, ku ata janë duke luajtur me dyer të mbyllura, dhe ne pranuam tre mijë tifozë në qytet, ku ata pinin në lokale”.

“Një pjesë e tyre do të jenë pozitivë në koronavirus, dhe ne do të kemi njerëz të infektuar në Liverpul sonte për shkak të kësaj. Qeveria duhet të trajtojë publikun ndryshe” ka shtuar tutje profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat