Futbolli ndalet edhe në Shqipëri

Futboll

Futbolli ndalet edhe në Shqipëri

Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:38
Futbolli ndalet edhe në Shqipëri

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ndërprerjen e aktiviteteve futbollistike në vend, përfshi këtu edhe kategorinë Superiore.

Vendimi është bërë publik nga vetë institucion drejtues i futbollit në vend, që sqaron se për shkak të situatës alarmante me përhapjen me shpejtësi të koronavirusit, është vendosur që të ndërpriten aktivitetet futbollistike deri në një moment të dytë.

Kujtojmë që më herët kryeministri Rama vendosi ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe atyre private në 8 qarqe të vendit, nga mesnata e sotme deri mesnatën e të dielës, duke komplikuar edhe transportin e skuadrave.

Gjithashtu edhe klubi i Laçit kishte kërkuar zyrtarisht ndërprerjen e kampionatit, për t’i dhënë përparësi shëndetit të futbollistëve dhe për të mos kontribuuar për përhapjen edhe më shumë të virusit pandemik.

Njoftimi i FSHF-së:
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.

Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.

Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat