Koronavirusi shkakton precedent në L.E – të dyja ndeshjet luhen në të njëjtin stadium

Futboll

Koronavirusi shkakton precedent në L.E – të dyja ndeshjet luhen në të njëjtin stadium

Më: 12 mars 2020 Në ora: 21:11
Ilustrim

UEFA ishte në telashe të mëdha me organizimin e ndeshjeve mes Eintracht Frankfurt dhe Basel, për 1/8 e finales së Ligës së Evropës.

Shkaku i koronavirusit, në Zvicër janë ndaluar të gjitha aktivitetet sportive, kështu që Basel nuk mund të organizojë ndeshjen kthyese, që luhet më 19 mars.

UEFA kishte shpresuar të bindte zviceranët që të luanin ndeshjen pa tifozë, por pas një takimi të gjatë, propozimi i UEFA-s u refuzua. Zviceranët besojnë se ekziston rreziku i infektimit, sepse tifozët nga Gjermania, megjithë ndalimin, mund të arrinin në Bazel, dhe të ndiqnin ndeshjen nga afër stadiumit.

Përfundimisht u bë një precedent, dhe klubet ranë dakord që të dy ndeshjet t’i luajnë në të njëjtin stadium, atë të Eintracht Frankfurt.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u fitua nga Basel, me rezultat 0-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat