Shtyhet ndeshja e Premierligës

Futboll

Shtyhet ndeshja e Premierligës

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:07
Ilustrim

Ky vendim erdhi pasi trajneri i “Topçinjve” Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në kontrollin për koronavirus, ndërsa lojtarët tjerë të Arsenalit janë vetëizoluar

Ndeshja ndërmjet Brightonit dhe Arsenalit, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë.

Ky vendim është marrë për shkak se trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në kontrollin për koronavirus.

“Gunners” njoftuan mbrëmë se trajneri i tyre është prekur nga virusi tashmë i njohur botërisht, ndërsa i tërë ekipi i parë është futur në vetë-izolim.

“Mendimet tona janë tek Mikel Arteta, të cilit i urojmë shërim sa më të shpejtë. Është absolutisht esencial shëndeti dhe mirëqenia e individëve. Ky duhet të merret si prioritet dhe me këtë mendim, ndeshja e së shtunës është shtyrë. Na vjen keq për tifozët për ndonjë zemërim të tyre eventual, por ne jemi duke e kaluar një situatë të pakëndshme”, ka thënë shefi ekzekutiv i Brightonit, Paul Barber.

Premierliga pritet të mbajë sot takim me drejtuesit e klubeve dhe nuk përjashtohet mundësia që të shtyhet krejt xhiroja e kësaj fundjave, apo edhe më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat