Vendoset që Premierliga të pezullohet deri më 4 prill

Futboll

Vendoset që Premierliga të pezullohet deri më 4 prill

Më: 13 mars 2020 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Premierliga do të pezullohet deri më 4 prill.

Mediet në Angli raportojnë se pas takimit që klubet e Premierligës kanë pasur me këtë institucion, janë pajtuar që ndeshjet e kampionatit të shtyhen deri më 4 prill.

Premierliga ka filluar të alarmohet pasi dje është konfirmuar me koronavirus trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Nuk ka vonuar shumë, dhe Chelsea ka njoftuar se sulmuesi i tyre Callom Hudgson-Odoi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Tashmë disa skuadra në Premierligë kanë vetë izoluar lojtarët.

Shumë shpejt, pritet të dalë njoftimi zyrtar për pezullimin e Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat