Kabashi i shqetësuar nga koronavirusi: Nuk e di deri kur do të vazhdojmë të luajmë

Futboll

Kabashi i shqetësuar nga koronavirusi: Nuk e di deri kur do të vazhdojmë të luajmë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 mars 2020 Në ora: 18:02
Kabashi i shqetësuar nga koronavirusi: Nuk e di deri kur do të vazhdojmë të luajmë

Shumica e shteteve në botë kanë pezulluar kampionatet në futboll dhe në të gjitha degë sportive për shkak të koronavirusit, ndërsa në Kosovë do të vazhdojë dhe pa praninë e shikuesve! Nesër dhe pasnesër do të luhet java e 23-të e elitës së futbollit të Kosovës, ku veçohen disa ndeshje, sidomos dy që do të luhen në Gjilan, Drita-Flamurtari (e shtunë) dhe Gjilani-Trepça ’89 (e diel).

Nga ana tjetër sportistët tanë, një numër jo edhe i vogël janë të shqetësuar, që besa ndjejnë edhe një lloj frike.  Futbollisti i Flamurtarit, Veton Kabashi, pyet edhe sa do të vazhdojnë që të luajnë kur dihet se shumica e shteteve i kanë pezulluar kampionatet shkaku i koronavirusit. “Nuk e di deri kur do të vazhdojmë të luajmë, pasi që shumë kampionate në botë janë pezulluar për shkak të korona virusit, kështu që shpresoj të mos rrezikohemi edhe ne”, shpreh shqetësimin Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Flamurtari është në formë dhe nesër në ora 14.00 takoheni me Dritën, sa jeni të gatshëm, a jeni komplet? “Po vijmë pas një fitoreje dhe ndeshje shumë të mirë, këtë xhiro do të takohem me një Dritë serioze, gjë që edhe tabela e tregon më së miri, por Flamurtari do të futet me të gjitha forcat këtë ndeshje, gjë që kundërshtari duhet ta di. Ekipi është komplet dhe i përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje”, tha ai.

Ai tha se çdo pikë e fituar është e mirëseardhur por edhe në anën tjetër shpreh brengën që luajnë pa shikues për shkak të rrethanave.

“Të them të drejtën këtë sezon çdo pikë si mysafirë është mjaft e madhe, kështu që le të mbetet të shihet. Po tanimë dihet që do të luajmë pa shikues, besoj se do t’i ngjaj një miqësoreje”, thotë Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat