Ancelotti: Jeta e njerzve mbi gjithçka, tani futbolli llogaritet zero!

Futboll

Ancelotti: Jeta e njerzve mbi gjithçka, tani futbolli llogaritet zero!

Më: 14 mars 2020 Në ora: 10:14
Ancelotti: Jeta e njerzve mbi gjithçka, tani futbolli llogaritet zero!

Edhe Premier League përfundimisht u dorëzua para “Coronavirus”, të paktën për disa javë. Ekipet janë ndalur. Kështu që për Carlo Ancelotti është një moment reflektimi, me futbollin në plan të dytë. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Everton foli për pezullimin e futbollit. Në kokën e Ancelottit për momentin ekziston vetëm shqetësimi për situatën e vështirë, që duhet përballur: 

“Në këto orë, futbolli llogaritet zero për mua. Pothuajse shqetësohem kur flas për të, përballë tragjedisë që po përjetojmë. Kemi të bëjmë me një pandemi, një situatë që askush nga ne nuk e kishte përjetuar deri më sot. Numri i vdekjeve në Itali është i tmerrshëm. Ne lexojmë një buletin lufte çdo mbrëmje. 250 njerëz na lanë brenda një dite. Prioriteti është që të përqendrohemi në këtë luftë, gjithçka tjetër nuk llogaritet.

Kush e di se çfarë do të ndodhë. Ne, në teori, duhet të kthehemi në punë më 22 mars, por nëse situata e përgjithshme përkeqësohet, si mund të mendojmë për rinisjen e futbollit? Nevojat sportive nuk llogariten fare, por shëndeti i njerëzve. Nëse “Coronavirus” mbetet në shpërthim të plotë, futbolli nuk do të jetë në gjendje të fillojë përsëri.

Si do të përfundojë Premier League? Me sinqeritet maksimal, unë nuk jam i interesuar për këtë temë. Futbolli përballë jetës dhe shëndetit duhet të lihet mënjanë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat