Koronavirusi, ky është plani i Ballkanit të Munishit

Futboll

Koronavirusi, ky është plani i Ballkanit të Munishit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 14:58
Ismet Munishi

Sot në futbollin vendor ishin paraparë që të zhvillohen tri takime në Superligë, dhe disa të tjera në ligat më të ulta në vend.

Por, zhvillimet e fundit gjatë ditës së djeshme, ku dy persona rezultuan pozitiv me epideminë e koronavirusit, kanë bërë Qeverinë e Kosovës që të pezullon gjitha aktivitetet sportive në vend.

Ndaj përhapjes së këtij virusi ka reaguar edhe lideri i Superligës, Ballkani, që sipas trajnerit të tyre, Ismet Munishi, kjo skuadër ka pezulluar gjitha stërvitjet në grup, por duke udhëzuar futbollistët me plane individuale për stërvitje.

Më poshtë postimi i Ismet Munishit i bërë në llogarinë e tij në Facebook:

Ne si udheheqes si trener, kryesi etj, kemi pergjegjsit e tona ne raport me shendetin e futbollisteve. Ne si klub jemi dakorduar qe lojtaret te shkojne ne pushim deri sa situata te normalizohet sepse nuk k emi kushte qe te stervitemi ne grup dhe ti mbajme ata te sigurt. Mirepo ata sterviten individualishtë secili dhe kur te kthehen do ti bejme testimet e gjendjes fizike. Po degjoj qe disa klube po vazhdojne me stervit akoma ne grup dhe dua te ju them qe po bejne shumë gabim. Askush nuk eshte imun ndaj Virusit dhe se ekziston nje Protokoll i cili duhet te respektohet. Ju them ketyre klubeve qe po rrezikojnë shume dhe heret apo vone do te binden ne qendrimin timë . Rri ne shtepi rri i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat