Shkon në 4 numri i të infektuar me koronavirus

Futboll

Shkon në 4 numri i të infektuar me koronavirus

Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:46
Shkon në 4 numri i të infektuar me koronavirus

Ditën e djeshme ishte 20-vjeçari Vlahovic i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa sot janë zbuluar edhe 3 raste të tjera.

Kështu ka shkuar në 4 numri i të infektuar me koronavirus te skuadra e Fiorentinës.

Njëri është fizioterapisti, Stefano Dainelli, ndërkohë që dy të tjetër janë futbollistët Patricks Cutrone dhe German Pazella.

Fiorentina bën me dije se të gjithë këta ndodhen në shtëpitë e tyre të izoluar dhe janë në gjendje të mirë.

Kështu rritet numri i lojtarëve të Serie A që kanë dalë pozitivë në Serie A.

I pari ishte Daniele Rugani i Juventusit, për t’u pasuar nga Manolo Gabiani i Sampdorias, ndërsa tani sa vjen dhe po shtohen personat e prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat