Fernandes: Ja pse zgjodha Manchesterin!

Futboll

Fernandes: Ja pse zgjodha Manchesterin!

Më: 14 mars 2020 Në ora: 16:52
Fernandes: Ja pse zgjodha Manchesterin!

Bruno Fernandes duket se është arsyeja kryesore e transformimit të Manchester United, pasi që nga ardhja e portugezit në “Old Trafford”, rezultatet për “Djajtë e Kuq” kanë qenë shumë pozitive.

Portugezi, i cili u mor në janar nga Sporting për 55 milionë euro, në një intervistë për “Sky Sport” ka rrëfyer se United ishte zgjedhja e tij e parë dhe diçka të tillë ia kishte treguar edhe drejtuesve të ish-ekipit të tij.

“Pse zgjodha Manchesterin? Vendimi im për të ardhur këtu ishte i lehtë, pasi kur më erdhi shansi për të firmosur nuk e mendova dy herë.

Fola me drejtuesit e Sporting, që kishin patur disa bisedime me Manchester United sa i përket kalimit tim atje, dhe u komunikova që zgjedhja ime e parë ishte pikërisht United. Këtë gjë doja për karrierën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat