Vëllaznimi me Shoshollin në vitin 1983-1984 ka arritur suksesin më të madh në ish Jugosllavi

Futboll

Vëllaznimi me Shoshollin në vitin 1983-1984 ka arritur suksesin më të madh në ish Jugosllavi

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2020 Në ora: 11:34
Vëllaznimi me Shoshollin në vitin 1983-1984 arritën suksesin më të madh në ish Jugosllavi

Klubi i futbollit me renome Vëllaznimi nga Gjakova po kalon periudhën më të vështirë në ditët e sotme, ku është në fund të renditjes me 17 pikë në Ligën e Parë të Kosovës.

Klubi me renome suksesin më të madh në histori të tyre në ish Jugosllavi e ka pasur në vitin 1983-1984, me kryetrajnerin e asaj kohe Ajet Shoshollin.

Gjakovarët kishin treguar lojëra të mira dhe patën përfunduar në vend të tetë me 33 pikë në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes. Atëkohë, gjakovarët nga 34 ndeshje shënuan 12 fitore, 9 barazime, pësuan 13 humbje, me goldallim 33:45 dhe arkëtuan 33 pikë.

Shosholli mbetet në historinë e klubit gjakovar me suksesin me të madh në ish Jugoslavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat