Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës përkrah Agim Ademit

Futboll

Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës përkrah Agim Ademit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 14:15
Lidhja e Futbollit e Pejës përkrah Agim Ademit

Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës në takimin e mbajtur së fundmi për të analizuar situatën e përgjithshme në futbollin e Kosovës, del në mbështetje të presidentit të FFK-së, Agim Ademi në betejën e tij për ta konfirmuar pafajësinë e tij për një rast të ndodhur shumë vite më parë e që është larg domenit të futbollit.

Presidenti Ademi  me punën e deritashme ka dëshmuar se është një menaxher i shkëlqyeshëm në organizimin  e brendshëm të federatës, por po ashtu edhe në përfaqësimin e FFK-së në arenën ndërkombëtare.

LRFP do t’i qëndrojë përkrah presidentit Ademi deri në fund të këtij procesi me besimin se në fund do të fitojë drejtësia, shkruan nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat