E vërteta e Migjen Bashës

Futboll

E vërteta e Migjen Bashës

Më: 17 mars 2020 Në ora: 14:33
E vërteta e Migjen Bashës

Migjen Basha e ka shkëputur marrëveshjen me ekipin e Arisit, ndërsa zyrtarizimi ka ardhur në ditën e djeshme. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë nga vetë klubi, mesfushori shqiptar u falenderua për kontributin e dhënë, duke iu uruar suksese në të ardhmen.

Menjëherë në mediat greke nisën të përfliteshin edhe pistat e mundshme për të ardhmen. Mes tyre ajo që dominonte ishte padyshim kalimi në Australi, por në vendin tonë ishte edhe lajmi që bëri bujë nga “Thessnews.gr”.

Kjo e fundit kishte nxjerrë një tezë krejtësisht origjinale, duke theksuar se në burime të pakonfirmuara, Basha ishte duke biseduar me Tiranën, skuadrën e kryeqytetit të Shqipërisë. Megjithatë “Sport Ekspres” nga Tirana ka siguruar nëpërmjet burimeve të saj, se në këtë rast nuk ka asnjë të vërtetë dhe se nuk ka pasur kontakte të drejtëpërdrejta mes drejtuesve të Tiranës dhe Migjen Bashës.

E gjitha kjo ishte një histori e sajuar nga media greke, e cila u kthye në “fallxhore” duke u nisur nga dy detaje të thjeshta. Fillimisht duke u bazuar te Kristi Vangjeli, që më herët ka qenë pjesë e Arisit dhe tani luan te Tirana. Pra gjithë ideja ishte te një telefonatë që Vangjeli mund të bënte drejt Bashës, për ta ftuar që t’i bashkohej Tiranës.

Pa harruar këtu edhe miqësinë e ngushtë që ka Andi Lila me Migjen Bashën, duke u menduar se edhe ky i fundit mund të ndiqte të njëjtën rrugë si mbrojtësi i Kombëtares, që pasi la futbollin në Greqi, u kthye në Superiore te Tirana.

Një çështje kjo e cila nuk meriton më tepër zgjatje, pasi në brendësinë e saj nuk ka një bazë reale. Sa i përket të ardhmes së Bashës, ajo do të zyrtarizohet brenda pak ditësh, ndërsa sipas të gjitha gjasve do të jetë në Australinë e largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat