U mundua ta sfidojë por në fund edhe Man United dorëzohet në luftën kundër koronavirusit

Futboll

U mundua ta sfidojë por në fund edhe Man United dorëzohet në luftën kundër koronavirusit

Më: 17 mars 2020 Në ora: 16:17
Man United

Ishte një nga klubet e Premier Ligës që i kishte bërë rezistencë mbylljes së qendrës stërvitore për shkak të koronavirusit.

Por mesa duket edhe Manchester United ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së qeverisë britanike.

Të hënën numri i viktimave nga Covid-19 shkoi në 55 në Britani.

United duhet të ishte kthyer në “Carrington” mëngjesin e së martës pas dy ditëve pushim, por klubi vendosi që të mbyllë qendrën stërvitore.

Klubi njoftoi se situata mund të ndryshojë nga momenti në moment dhe nuk dihet sesa do të zgjasë ky vendim.

Arsenali, Çelsi dhe Evertoni janë disa prej skuadrave që i kanë mbyllur qendrat e tyre stërvitore me lojtarët që janë vetizoluar pasi kanë pasur raste pozitive me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat