Suedezi ka vendosur!

Futboll

Suedezi ka vendosur!

Më: 17 mars 2020 Në ora: 16:26
Suedezi ka vendosur!

Suedezi ka vendosur!

Zlatan Ibrahimoviç e ka vendosur të ardhmen e tij. Sipas “Gazzetta dello Sport”, suedezi do të mbyllë karrierën në fund të sezonit, pasi në këtë moshë që është nuk ka më as fuqi dhe as motivim të vazhdojë të luajë për rindërtim te ekipi i Milanit.

Sidomos, pasi Boban u largua dhe pasi do ta ndjekë edhe Maldini dhe Pioli, për revolucionin e kërkuar nga Gazidis te Elliott.

Suedezi, që ishte kthyer për dashurinë e fanellës kuqezi dhe tifozerisë, në një klub që ka dashur dhe do shumë, aq sa në karrierë kurrë nuk do të kishte braktisur (“më detyruan të largohesha”, rrëfeu vetë ai dikur), pritet të kthehet në Suedi dhe jetojë me familjen dhe vazhdojë karrierën si sipërmarrës dhe me aksionet te skuadra e Hammarby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat