Zymer Elshani - i Gjeneratës së Republikës

Futboll

Zymer Elshani - i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2020 Në ora: 16:41
Zymer Elshani - i Gjeneratës së Republikës

Kosova ka pasur një armatë sportistësh në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit, që dhanë shumë për mbajtjen gjallë të sportit. 

Ndër ata që i takon Gjeneratës së Republikës është edhe Zymer Elshani, futbollist i kohës së okupimit po ashtu edhe ndihmëstrajner i asaj periudhe, që nuk kurseu asgjë për futbollin. 

Ai është krenar që i takoi asaj gjenerate, që nuk u ndalën asnjëherë përkundër kërcënimeve të mëdha që vinin nga regjimi serb.

Elshani e kujton me krenari kohën kur e kishte veshur fanellën në vitet e 90-ta, të KF Suharekës siç quhej atëherë, tani Ballkani. Elshani asnjëherë nuk u zmbraps por me shumë shokë iu kundërvu regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat