Abraham flet me Chelsean për kontratën e re

Futboll

Abraham flet me Chelsean për kontratën e re

Më: 17 mars 2020 Në ora: 17:21
Abraham flet me Chelsean për kontratën e re

Palët janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin duke u lidhur me një kontratë afatgjate

Tammy Abraham i ka nisur bisedimet me Chelsean për kontratën e re, njofton mediumi britanik “Metro Sport”.

Sulmuesi anglez i ka edhe dy vjet kontratë, por “Blues” janë të interesuar ta bllokojnë atë me një kontratë të re.

Rroga e madhe e lojtarit për momentin ka bërë që Chelsea të shikojë edhe alternativa të tjera.

Sidoqoftë, edhe nëse Të Kaltrit e transferojnë një sulmues tjetër, Abraham nuk pritet të lëvizë nga “Stamford Bridge”.

Nga Londra mund të largohet megjithatë Olivier Giroud në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat