Barcelona në hall, Messi vendos kushte të forta për rinovimin

Futboll

Barcelona në hall, Messi vendos kushte të forta për rinovimin

Më: 17 mars 2020 Në ora: 18:08
Lionel Messi

Barcelona po mendon për merkaton e verës dhe është e detyruar ta bëjë diçka të tillë. Skuadra katalanase është hedhur në sulm për Lautaro Martinezin dhe Neymarin jo pa shkak.

Kapiteni Lionel Messi është shumë i zhgënjyer nga merkatoja që kanë bërë drejtuesit e klubit të tij. Ai mendon se kanë gabuar shumë dhe ekipi sivjet ka patur shumë oshilacione. Argjentinasi është në fund të kontratës së tij dhe i ka vendosur kushte për rinovimin.

Ai dëshiron të ketë në ekip Neymarin, e kërkonte që prej verës së kaluar, dhe sulmuesin Lautaro Martinez. Barcelona ka rënë në hall, pasi nuk ka fuqi ekonomike t'i përballojë të dy. Argjentinasi i Interit kushton 111 milionë euro, ndërsa braziliani 150 milionë euro. Ata duhet të sakrifikojnë një nga yjet e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat