Anulohet një tjetër event i madh i futbollit, FIFA dhuron 10 mln euro për Koronavirus

Futboll

Anulohet një tjetër event i madh i futbollit, FIFA dhuron 10 mln euro për Koronavirus

Më: 17 mars 2020 Në ora: 18:16
FIFA

FIFA ka zyrtarizuar pak më parë edhe anulimin e Botërorit për Klube për këtë vit, duke qenë se tashmë epidemia që ka pushtuar Europën kryesisht dhe botën përgjithësisht, detyron klubet që të marrin masa ndryshe dhe të bëjnë programe të tjera.

Shtyrja e Europianit 2020 për në vitin 2021 dhe sidomos kalendaret e ngjeshura që do të jenë në sajë edhe të impenjimeve të ndryshme që do të kenë klubet dhe kombëtaret, me nisjen edhe të Nations League.

Veç kësaj, FIFA ka dhuruar 10 mln euro për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në ndihmë të kërkimeve për Koronavirusin dhe për të gjetur kurën e duhur për ta luftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat