Kampionati Evropian u shty për vitin e ardhshëm, flet presidenti i UEFA-s

Futboll

Kampionati Evropian u shty për vitin e ardhshëm, flet presidenti i UEFA-s

Më: 17 mars 2020 Në ora: 20:23
Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se komuniteti futbollit duhet të tregojë përgjegjësi, unitet, solidaritet dhe altruizëm, pikërisht në momentet e vështira si ky.

UEFA mori vendim sot që Kampionati Evropian të shtyhet për verën e vitit të ardhshëm për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Janë pikërisht të tilla momente kur komuniteti i futbollit duhet të tregojë përgjegjësi, unitet, solidaritet dhe altruizëm. Shëndeti i tifozëve, stafeve dhe lojtarëve duhet të jetë prioriteti jonë”, u shpreh ai.

“UEFA propozoi disa mënyra për të përfunduar të gjitha kampionatet e klubeve në mënyrë të sigurte dhe ndihem krenar për përgjigjen e të kolegëve të mi në futbollin europian”, deklaroi Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat