Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit infektohet me koronavirus

Futboll

Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit infektohet me koronavirus

Më: 17 mars 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Bashkëlojtari i yllit të Kosovës Amir Rrahmanit te Hellas Verona, Mattia Zaccagni, është infektuar me koronavirus, duke u bërë kështu lojtari i 12-të në Serie A që preket nga kjo sëmundje ngjitëse.

Kjo ngjall frikë se edhe mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, dhe mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, mund të jenë në rrezik nga Covid-19.

24-vjeçari është vetëizoluar tash e një kohë si masë parandaluese, sepse Verona kishte luajtur kundër Sampdorias më 8 mars dhe ai madje e kishte shënuar golin e vetëm të ekipit të vet.

Ditë më parë, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi për gjendjen e lojtarëve të ekipit kombëtar me klubet e tyre përkatëse, duke nënvizuar se asnjëri tyre nuk është prekur nga Covid-19.

Edhe Rrahmani është në vetëziolim në shtëpinë e vet në Verona. Por edhe kosovari ishte pjesë e ndeshjes së humbur nga Verona kundër Sampodrias më 8 mars.

Pas këtij takimi, Sampdoria më vonë njoftoi se disa lojtarë të saj kishin dalë pozitiv në testet për koronavirus, përfshirë Manolo Gabbiadini, Morten Thorsby, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Bartosz Bereszynski dhe Fabio Depaoli.

25-vjeçari nga Prishtina përmes rrjeteve sociale nga shtëpia e vet është duke u bërë thirrje vazhdimisht bashkatdhetarëve në Kosovë, ku janë shënuar 19 raste me koronavirus deri tani, të kenë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në shtëpitë e veta, në përpjekje për ta parandaluar shpërndarjen e kësaj sëmundjeje.

Zaccani është bërë lojtari i parë i Veronës me koronavirus.

Ndërkohë, skuadra e Juventusit i ka dy të prekur me koronavirus, Daniele Ruganin dhe Blaise Matuidin.

Te Fiorentina me koronavirus janë Dusan Vlahovic, Patrick Cutrone dhe German Pezzella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat