Messi – Barcelonës: Ose riktheni Neymarin, ose largohem

Futboll

Messi – Barcelonës: Ose riktheni Neymarin, ose largohem

Më: 18 mars 2020 Në ora: 00:20
Messi dhe Neymar

“Ose-Ose”. Ky duket të jetë ultimatumi i ri i Lionel Messit për Barcelonën.

Siç shkruan El Confidencial, fituesi i gjashtë-fishtë i Topit të Artë i ka kërcënuar drejtuesit e klubit me largim nga “Camp Nou” nëse nuk e rikthejnë Neymarin.

Gjatë muajit Janarit kishin filluar tashetheme të shumta në mediat e gadishullit Iberik dhe jo vetëm, se argjentinasi po synon largimin, derisa përplasja e tij me Eric Abidal, anëtarin e bordit të skuadrës “verdhë e kuqe” vetëm sa i shtuan këto zëra.

Barcelona është e gatshme që t’i ofrojë një kontratë të re Messit, por ky i fundit po kërkon edhe rikthimin e shokut të dikurshëm, për të cilin PSG’ja kërkon 150 milionë euro.

Vera e këtij pritet të jetë goxha e nxehtë sa i përket tregut të transferimeve, pasi pjesa e fundit e sezonit aktual po shkon nën hijen e pandemisë “Covid 19”, e cila po shkakton mijëra viktima e dhjetëra-mijëra të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat