Immobile goleador, kjo statistikë largon çdo dyshim

Futboll

Immobile goleador, kjo statistikë largon çdo dyshim

Më: 18 mars 2020 Në ora: 00:55
Ciro Immobile

Me 27 gola të shënuar në 26 ndeshje të Serisë A, Ciro Immobile ëshhtë lideri i pdiskutuar i renditjes së golashënuesve të kampionatit italian.

Ylli i Lazio-s ka një avantazh prej 6 golash ndaj Ronaldo-s dhe 10 golash ndaj Lukaku-t. Një sezon spektakolar, por kritikat nuk kanë munguar.

Në fakt, ka nga ata që kanë thënë se kjo paraqitje e mrekullueshme e italianit është favorizuar nga penalltitë e shumta që ka gjuajtur. Por shifrat tregojnë se ky është një gabim.

Immobile do të ishte gjithsesi i pari në renditjen e golashënueesve (17 gola) edhe po t’i hiqeshin golat e shënuar me penallti. Në vendin e dytë do të ishte Ilicic me 15, më pas Ronaldo dhe Lukaku me 14, të ndjekur nga Joao Pedro me 13.

Domethënë, me ose pa penallti, Immobile është sinonim i golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat