Dy skuadra të Premierligës kërkojnë Umtitin

Futboll

Dy skuadra të Premierligës kërkojnë Umtitin

Më: 18 mars 2020 Në ora: 08:25
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti do të jetë në mesin e emrave të parë që do të ndërrojë ambient pas përfundimit të këtij sezoni.

Kampionët e La Ligas kanë vendosur të shesin mbrojtësin francez, të transferuar në vitin 2012 nga Lyon.

Sport.es bën të ditur se Arsenal janë të gatshëm të sfidojnë Manchester Unitedin për 26 vjeçarin francez.

Manchester United kishte kërkuar transferimin e Umtiti edhe verën e kaluar, por tani do të sfidohet edhe nga Arsenal për të arritur këtë objektiv.

Barcelona tashmë është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e tij, duke kërkuar Luiz Felipen e Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat