Frika nga koronavirusi, Obi Mikel largohet nga Trabzonspor në mes të sezonit

Futboll

Frika nga koronavirusi, Obi Mikel largohet nga Trabzonspor në mes të sezonit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 08:52
John Obi Mikel

Ish- mesfushori i Chelsea, John Obi Mikel, është larguar nga Trabzonspor vetëm disa ditë pasi kritikoi autoritetet turke të futbollit për mos pezullimin e sezonit, përkundër përhapjes së koronavirusit.

Mesfushori nga Nigeria iu bashkua skuadrës turke si agjent i lirë verën e kaluar, dhe kishte nënshkruar marrëveshje dy vjeçare, dhe tani ka ndarë rrugët me pëlqimin e ndërsjellë.

Mikel ka deklaruar se nuk ndjehet rehat duke vazhduar të luajë gjatë pandemisë, dhe ka hequr dorë nga paga e tij e mbetur, në mënyrë që të bëhet agjent i lirë.

32 vjeçari kishte shijuar një periudhë të suksesshme 11 vjeçare në Premierligë te Chelsea, dhe këtë sezon te Trabzonspor ka luajtur një rol vendimtar.

Kontrata e Mikel me Trabzonspor do të skadonte vitin e ardhshëm, nëse ai do të qëndronte në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat