Barca bën ‘çmendurinë’, transferon Neymarin dhe Lautaron

Futboll

Barca bën ‘çmendurinë’, transferon Neymarin dhe Lautaron

Më: 18 mars 2020 Në ora: 09:28
Neymar

Barcelona duket se mezi po pret të përfundojë këtë sezon, e të harrojë gjithë ato probleme të shumta që i janë shfaqur.

Për të mos përsëritur të njëjtën gjë, Barcelona ka vendosur të hy fuqishëm në tregun e transferimeve.

Mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona do t’i bëjë vend Neymarit dhe Lautaro Martinezit, për të ndryshuar fazën e sulmit, që me Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele nuk është duke funksionuar, duke u bartur përgjegjësia e gjitha te Lionel Messi.

Neymar do t’i kushtonte Barcelonës 150 milionë euro, ndërsa Lautaro Martinez 111 milionë, para të cilat do të grumbulloheshin nga shitjet e Philippe Coutinho, Ousmane Dembele dhe ndoshta edhe nga shitja e Griezmann.

Me daljen e emrave të Neymar dhe Martinez, bije poshtë mundësia e transferimit të Willian nga Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat