Ja sa mund t’i kushtojë Juventusit transferimi i Pogbas

Futboll

Ja sa mund t’i kushtojë Juventusit transferimi i Pogbas

Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:58
Paul Pogba

Nëse futbolli brenda fushave është bllokuar, njëjtë nuk mund të thuhet për atë jashtë fushave.

Juventus po mendon seriozisht për rikthimin e Paul Pogbas në Torino, të cilin e shitën te Manchester United në vitin 2016 për 105 milionë euro.

Që nga transferimi atje, kanë qenë të pakta paraqitjet e mira te Pogbas, duke plotësuar asnjëherë pritshmëritë që kanë pasur ‘Djajtë e Kuq’ në të.

Një largim e ka menduar edhe Paul Pogba, që në disa deklaratë ka pranuar se do të ishte i gatshëm të provonte diçka të re.

Mediet në Itali bëjnë të ditur se transferimi i Pogbas do t’i kushtonte Juventusit 100 milionë euro.

Lojtari do të nënshkruante kontratë pesë vjeçare, duke përfituar 30 milionë euro në sezon, që do të kapte shifrën e përgjithshme në 250 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat