Takim sekret me përfaqësues të lojtarit

Futboll

Takim sekret me përfaqësues të lojtarit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 12:57
Takim sekret me përfaqësues të lojtarit

Ndonëse të gjithë janë fokusuar te situata nga Koronavirusi, te Bajerni vazhdojnë të mendojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Bavarezët i kanë të qartë objektivat për merkato, teksa një nga lojtarët që pritet të afrohet është sulmuesi i Sitit, Leroi Sane.

“Bild” ka zbuluar së fundmi, se ka pasur një takim sekret mes drejtorit sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç dhe përfaqësuesve të Sane. Tema e diskutimit ka qenë për transferimin e sulmuesit në merkaton e verës, pasi në verën e 2021 lojtarit i skadon kontrata me Sitin.

Prej kohësh 24-vjeçari është një dëshirë e madhe e bavarezëve, teksa ka shfaqur edhe dëshirën për të kaluar në Bundesligë, por një marrëveshje nuk është arritur dhe shpreson që gjithçka të mbyllet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat