Zyrtari i Federatës italiane: Përfundimi i këtij sezoni do të ishte mrekulli

Futboll

Zyrtari i Federatës italiane: Përfundimi i këtij sezoni do të ishte mrekulli

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:00
Zyrtari i Federatës italiane: Përfundimi i këtij sezoni do të ishte mrekulli

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Cosimo Sibilia, ka thënë se Federata po punon ta gjejë një zgjidhje për ta përfunduar këtë sezon të Serisë A deri më 30 qershor, por shton se kjo do të ishte një mrekulli.

Vendimi i së martës për ta shtyrë Kampionatin Evropian nga kjo verë në verën e vitit të ardhshëm i zgjidhi disa nga problemet me të cilat po përballet Federatat evropiane të futbollit, pas suspendimit të aktiviteteve sportive shkaku i emergjencës së koronavirusit.

UEFA u ka dhënë ligave vendore kohë t’i përfundojnë sezonet deri më 30 qershor, me shpresën se edicionet aktuale s’do të mbeten në gjysmë.

Deri në fund të këtij sezoni të Serisë A kanë mbetur edhe 12 xhiro, por disa ekipe i kanë edhe nga 13 ndeshje për t’i zhvilluar pasi që disa prej tyre iu ishin shtyrë edhe ndeshjet e xhiros së 25-të.

Sibilia ka zbuluar se Federata e Futbollit e Italisë po punon për ta gjetur një zgjidhje, mirëpo e pranon se kjo nuk do të jetë detyrë e lehtë, pasi që ende nuk dihet edhe sa mund të vazhdojë kriza e koronavirusit.

“Ne duhet ta bëjmë të pamundurën për ta përfunduar këtë sezon në fushën e lojës. Do të ishte një mrekulli nëse do të arrijmë ta përfundojmë sezonin deri më 30 qershor, pasi që kjo do të thotë se ne duhet të dalim nga kjo krizë shumë shpejt”, ka thënë Sibilia.

“Gjithashtu,  do ta kemi të vështirë pasi që shëndeti duhet të jetë prioritet para gjithçkaje tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat