Tjetër problem, Rugani dhe e fejuara të infektuar

Futboll

Tjetër problem, Rugani dhe e fejuara të infektuar

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:04
Tjetër problem, Rugani dhe e fejuara të infektuar

Daniele Rugani para pak kohësh rezultoi pozitiv në testin e bërë për Koronavirusin, teksa pak kohë më pas e infektuar rezultoi edhe partnerja e tij, Mikela Persiko.

Megjithatë të dy personat janë në një ankth të madh, kjo jo vetëm për shkak të Koronavirusit, por edhe për faktin se presin një fëmijë dhe kanë frikë se virusi prek edhe foshnjën në bark.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, partnerja e Ruganit është shfaqur e frikësuar për këtë, ndonëse sipas saj mjekët i kanë thënë se fëmija nuk do të ketë problem për këtë.

"Unë nuk mund të flas për shtatzëninë. Për momentin duhet të kuptoj se çfarë mund të ndodhë. Shpresoj që ky virus të mos ndikojë në shtatzëni. Mjekët më kanë thënë se nuk do të ketë probleme. Megjithatë kam një frikë shumë të madhe se çfarë mund të ndodhë", u shpreh Mikela Persiko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat