Opsioni i UEFA-s

Futboll

Opsioni i UEFA-s

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:31
Opsioni i UEFA-s

Mediumet italiane raportojnë se shtëpia e futbollit evropian, UEFA, është duke e shqyrtuar mundësinë që ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve të zhvillohen në fundjavë e jo në mesjavë, ide që s’u pëlqen klubeve në Serie A.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, pothuajse të gjitha kampionatet dhe garat e tjera sportive janë suspenduar kudo në Evropë, në mënyrë që të mos mundë të përhapet virusi edhe më shumë ndërmjet tifozëve të pranishëm nëpër stadiume.

Në mesin e garave të suspenduara janë edhe ndeshjet kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve që supozohej të zhvilloheshin këtë javë dhe të gjitha ato do të duhet të përfundohen para finales së zhvendosur në qershor.

Njëra hipotezë për përfundimin e këtij sezoni është që ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të zhvillohen në fundjavë, ndërsa ndeshjet e kampionateve vendore të luhen gjatë javës.

Gazeta sportive italiane Tuttosport shkruan se kjo ide nuk u pëlqen aspak klubeve të Serisë A, përkundër që Lega Serue A nuk e kundërshtoi mundësinë e kësaj zgjidhjeje në takimin e UEFA-s të martën.

Zhvillimi i ndeshjeve në mesjavë do të bënte që shumë më pak tifozë të shkonin nëpër ndeshjet e klubeve të Serisë A, që do të thotë se do të kishte shumë më pak përfitime për klubet nga shitja e biletave dhe gjësendeve të tjera në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat