Rrëfimi i pabesueshëm

Futboll

Rrëfimi i pabesueshëm

Më: 18 mars 2020 Në ora: 13:59
Rrëfimi i pabesueshëm

Felipe Melo nuk e fsheh admirimin e tij për Lionel Messin. Në një intervistë në Clarín, mesfushori aktual i Palmeiras (dikur ka luajtur për skuadra të tilla si: Mallorca, Racing Santander, Almería, Juventus dhe Inter), me sinqeritet zbulon shumë aspekte të jetës së tij personale dhe profesionale. Dhe në mesin e tyre është historia e tij për mënyrën se si duhej ndalur në fushë Lionel Meassi, për të absolutisht më i miri në botë. E vë “Pleshtin” edhe para Pelesë, dhe kur e bën një brazilian, duket alogjike.

“Messi, më i miri në botë? Është më i miri në histori. Nuk mund të them asgjë për Pelénë, sepse nuk e kam parë të luajë. Dhe nga Maradona kam kujtimin e Kupës së Botës të vitit 1990, kur Argjentina mposhti Brazilin me golin e Caniggias. Njerëzit në Brazil thonë se Zico është më i miri, por hera e parë që e pashë të luante ishte në lamtumirën e tij, në Maracanã. Pra, nuk mund të them që Pelé, Maradona ose Zico janë fenomene për mua. Të shohësh Messin të luajë është e jashtëzakonshme. Më shumë se Cristiano Ronaldo, sepse Cristiano mund të shënojë 5 gola, por Messi shënon 5 dhe gjithashtu bën që shokët e tij të skuadrës të shënojnë gola, kështu që ai është më i kompletuar”.

Melo tregoi një histori të pabesueshme për mënyrën që kishin zgjedhur futbollistët e Brazilit për të ndalur “yllin” argjentinas në një duel mes dy përfaqësueseve kryesore latino-amerikane.

“Ai (Messi) është një lojtar unik. Kur ne, me ekipin brazilian, kemi luajtur kundër tij, vendosëm: duhet ta godasim nga një herë secili, pra të bëjmë ndërhyrje të gabuar me rotacion. Ishte shumë e vështirë, një futbollist të tillë nuk mund ta markosh. Nuk po them se vendosëm ta godisnim për t’i thyer këmbën , por për të bërë faull taktik, që të ulnim ritmin e tij dhe të qetësonim lojën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat