Hareide, ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s

Futboll

Hareide, ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:31
Hareide, ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s

Trajneri i kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s për të shtyrë Europianin në vitin 2021. Kontrata e Hareide skadon në fund të korrikut dhe ishte planifikuar të drejtonte në Europian dhe të largohej.

Por, ky plan është prishur nga zhvillimet e fundit dhe duket se Hareide, nuk do të drejtojë në Europian, ashtu siç ishte planifikuar. Në fjalën e tij, strategu i Danimarkës tha:

“Nuk kam pasur asnjë bisedime me Federatën Daneze të Futbollit nëse do të vazhdojë apo jo.

Federata thjesht më ka informuar vendimin e UEFA-s për të shtyrë Europianin. Kontrata ime skadon me 31 korrik 2020, kështu që do të largohem ashtu siç është planifikuar”, tha Hareide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat