Zlatan shkon te virusi!

Futboll

Zlatan shkon te virusi!

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:37
Zlatan shkon te virusi!

Zlatan Ibrahimoviç aktivohet për të mbështetur luftën kundër Koronavirusit dhe me një videomesazh në rrjetet sociale nis kështu fushatën e sensibilizimit: “Italia më ka dhëën gjithmonë shumë dhe, në këtë moment dramatik, dua t’I kthej edhe më shumë këtij vendi që e dashuroj”.

“Vendosa që, bashkë me personat që po punojnë me mua, të krijojmë një mbledhje fondesh për spitalet e Humanitas dhe t’I përdor pushtetin tim komunikues për të shpëndarë mesazhin sa më shumë. Eshtë një problem serioz dhe kemi nevojë për një ndihmë konkrete që të mos mbetet vetëm video”.

“Besoj te bujaria e kolegëve të mi, e të gjithë atletëve profesionistë dhe atyre që duan të bëjnë një donacion të vogël në bazë të mundësive, për të larguar këtë virus. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim të shpëtojmë jetë. Sot jemi duke bërë tifo për mjekët dhe infermierët. Ta heqim këtë Koronavirus dhe të fitojmë këtë ndeshje! Dhe kujtoni: nëse virusi nuk shkon te Zlatani, Zlatani shkon te virusi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat