E fejuara e futbollistit me Koronavirus: Po presim një fëmijë, tani kam frikë

Futboll

E fejuara e futbollistit me Koronavirus: Po presim një fëmijë, tani kam frikë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:43
Daniele Rugani

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Serisë A që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa edhe e fejuara e tij, Michela Persico rezultoi gjithashtu pozitive, sipas asaj që vetë tha pak ditë më parë në një postim në rrjetet sociale.

Aktualisht mbrojtësi i Juves është në karantinë në hotelin e klubit bardhezi, ndërsa Michela Persico është gjithashtu në karantinë, por në shtëpinë e saj dhe që të dy nuk kanë pasur simptoma të virusit që ka alarmuar botën dhe u ka marrë jetën mijëra njerëzve.

Megjithatë që të dy momentalisht po kalojnë çaste paniku, sepse e fejuara e mbrojtësit të Juves deklaroi se është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se meraku i saj është nëse virusi mund të ndikojë te foshnja që pritet të vijë në jetë.

Image

“Momentalisht unë dhe Daniele nuk kemi simptoma dhe jemi të qetë nga kjo anë, por shqetësimi im është nëse virusi mund të ndikojë te shtatzënia. Mjekët më kanë siguruar që nuk do të kem asnjë problem, por sërish nuk jam e qetë’, deklaroi Persico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat