Chelsea lëshon hotelin për stafin shëndetësor në Angli

Futboll

Chelsea lëshon hotelin për stafin shëndetësor në Angli

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:49
Chelsea

Koronavirusi tashmë ka përfshirë edhe Anglinë.

Ndërsa raportohet për shumë të prekur, pronari i klubit të Cheselas, Roman Abramovich ka bërë një gjest human, duke e liruar hotelin në stadiumin Stmaford Bridge.

Chelsea ia ka lënë në dispozicion hotelin Millenium në stadiumin Stamford Bridge, stafit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, në mënyrë që mjekët të akomodohet aty gjatë periudhës sa po punojnë me orë të gjata duke luftuar koronavirusin.

Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga pronari i klubit londinez, Roman Abramovich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat