Ylli i United: Babai nuk donte që të përdorja emrin tim të vërtetë

Futboll

Ylli i United: Babai nuk donte që të përdorja emrin tim të vërtetë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 20:35
Diogo Dalot

Jose Diogo Dalot Teixeira, por për të gjithë Diogo Dalot, sepse kështu donte  babai i tij.

Mbrojtësi i krahut i Manchester United ka zbuluar një të veçantë shumë të rëndësishme të jetës së tij si profesionist në botën e futbllit: dëshirën e babait të tij për t’u bërë i famshëm me një emër jo të plotë, që konsiderohej më tërheqës.   

E ka zbuluar vetë Dalot në podcast-in e Djajve të Kuq: “Babai im e adhuron futbollin, donte të ishte një futbollist, por gjyshja ime e detyroi të ndiqte shkollën. Në atë kohë ishte e vështirë të bëheshe futbollist. Megjithatë, babai kishte plane për mua”.  

Kështu ka ardhur vendimi për një emër arti: “Ai e dinte se emri Diogo Dalot do të ishte më tërheqës. Tërheq më shumë vëmendjen me emra të tillë se sa me Jose ose Texeira”, ka pranuar mbrojtësi, i cili ka kaluar nga Porto tek United në 2018-ën.

21-vjeçari ka një të ardhme premtuese përpara. Edhe falë emrit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat