Willian i qëndron besnik Chelseat: Do ta përfundojë sezonin pavarësisht kontratës

Futboll

Willian i qëndron besnik Chelseat: Do ta përfundojë sezonin pavarësisht kontratës

Më: 19 mars 2020 Në ora: 10:28
Willian

Willian thotë se ai nuk do të kishte “problem” të vazhdojë të luajë për Chelsea përtej korrikut nëse sezoni 2019/20 zgjatet për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

31-vjeçari ka vetëm tre muaj e gjysmë në ‘Stamford Bridge’, dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje me Blutë për një rinovim.

Chelsea tashmë i ka ofruar brazilianit mundësinë për të qëndruar në perëndim të Londrës deri në vitin 2022, por ai ka kërkuar edhe një vit shtesë.

Willian erdhi në Londër që nga viti 2013.

“Kontrata ime përfundon me të vërtetë, mendoj në korrik”, i tha mesfushori Esporte Interativo gjatë një bisede live në Facebook.

“Dhe nëse do të më duhej të luaja në ato data, në këto muaj, unë mendoj se nuk do të kishte problem për mua ta përfundoja ligën në një mënyrë që do të ishte besnike ndaj klubit, pasi ata ishin gjithmonë me mua. Pavarësisht nga një letër e nënshkruar”.

“Por është e qartë se kjo nuk është një siguri, ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë. Por pa dyshim, si gjithmonë, unë gjithmonë do të jem i gatshëm të jap më të mirën për klubin tim pa marrë parasysh situatën e kontratës time”, deklaroi Willian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat