Agim Sopi, ishte trajner i Feronikelit për disa xhiro në Superligën e Kosovës.
Tekniku që erdhi nga Suedia ishte larguar nga kjo skuadër, pas disa rezultateve jo të mira, shkruan Gazeta Olle.
Por, fjalë të mëdha për 50 vjeçarin, ka futbollisti i Levantes, Enis Bardhi.
“Agimi është një mikpritës shumë i mirë, dhe e di se si është të jem në shtëpi te ai, i kam kaluar dy vite atje në Suedi dhe fillimet e mia ishin aty, ai na ka ndihmuar shumë në ushtrime por edhe në çdo aspekt të jetës”, tha Bardhi për LajmTV.
Ai (Agimi) mund t’i ndihmojë çdo futbollisti të ri nga do që janë”, shtoi ai.