Në pritje

Futboll

Në pritje

Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:35
Në pritje

Në pritje të njoftimit se kur do të mund të rinisë Seria A, një nga argumentet e orëve të fundit është mundësia që do të kenë klubet për të ulur pagat e futbollistëve në rast se sezoni nuk do të mbyllet në mënyrë të rregullt.

“Nuk është tabu të mendosh për uljen e pagave të lojtarëve, u referohem veçanërisht atyre të niveleve më të larta. Na kërkohet të gjithëve të bëjmë një veprim të përgjegjshëm,” – deklaroi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Gjithsesi, tani duhet menduar vetëm për të shpëtuar sezonin, në mënyrë që të mund të ndahen në mënyrë të rregullt trofetë.

“Kemi ngritur si hipotezë rinisjen e Serisë A më 3 maj, për ta mbbyllur më 30 qershor. Gjithsesi, periudha më optimiste është 14 prilli, e dyta fillimi i majit dhe e fundit 13 qershori. Duke marrë parasysh hipotezën më të keqe, pra që nuk do të mund ta përfundojmë sezonin brenda qershorit, do t’i kërkojmë qeverisë, UEFA-s dhe FIFA-s të shfrytëzojmë 10-15 ditë në korrik,” – deklaroi për Radio 24 Gravina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat