Lewandowski: Ata më donin te Real Madridi

Futboll

Lewandowski: Ata më donin te Real Madridi

Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:50
Lewandowski: Ata më donin te Real Madridi

Robert Lewandowski i ka dhënë një intervistë “Sport”, në të cilën tregon, mes të tjerash, për një nga disa përpjekjet e Real Madridit, që të nënshkruajë me të. Sulmuesi i Bayern Munich ofron detaje në lidhje me këtë, me pjesëmarrjen e lojtarëve nga klubi i bardhë.

I pyetur nëse është e vërtetë që tri vite më parë, pasi luajti kundër Real Madridit me Bayernin, CR7 dhe Ramos i thanë se ai duhej të luante me ta, polaku konfirmoi: “Po, ata më donin te Real Madridi. Unë mund të shkoja në Ligën Spanjolle, ose në ndonjë vend tjetër, pork jo nuk ishte gjëja më e rëndësishme. Edhe Bayern Munih është një klub i shkëlqyer. Aty kam arritur nivelin tim maksimal dhe ende dëshiroj të bëj mirë".

Pikërisht, në lidhje me dëshirën dhe motivimin e tij, polaku ka rrëfyer urinë e vazhdueshme: “Unë e kaloj lojën duke lëvizur, në kërkim të topit. Nëse kam shënuar një gol, dua edhe një tjetër. Nëse kam tre, duhet të shënoj të katërtin. Për mua, nëse je duke kaluar një kohë të mirë, nëse e do sportin, nëse do të shënosh gola, kurrë nuk ngopesh. Asgjë nuk është e mjaftueshme në futboll”.

Lewandowski ka qenë, gjithashtu, shumë i qartë për të ardhmen e tij: "Unë jam në një nga klubet më të mira në botë, e di që mund të jem i lumtur këtu. Ajo që kemi është e një niveli shumë të lartë, nga skuadra në qytetin sportiv. Gjithçka është më e lehtë, duke luajtur në një klub si ky”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat