Skuadra e Superligës dezinfekton stadiumin

Futboll

Skuadra e Superligës dezinfekton stadiumin

Më: 19 mars 2020 Në ora: 16:43
Stadiumi ’18 qershori’ i KF Dukagjinit në Klinë.

Dezinfektohet stadiumi ’18 qershori’ i KF Dukagjinit në Klinë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit klinas.

“Sot gjatë ditës zhveshtoret e klubit janë dizenfektuar, pas përhapjes se Covid19 dhe shpalljes se Pandemis. Ne e falenderojm kompanin e pastrimit “Denisi”.

Gjithashtu ju apelojmë që të keni kujdes duke vazhduar të ndjekni rekomandimet e nevojshmë”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit në faqen zyrtare.

Qyteti i Klinës, ku ndeshjet i luan skuadra e Dukagjinit, është nga zonat e para të prekura nga epidemia e koronavirusit, ku tashmë gjenden edhe në karatinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat